Po i vidhnin makinën në lagjen 12, policia aksion urgjent në Durrës, kapet autori
Policia DURRËS- Një tentativë vjedhje ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 49-vjeçar ë...
Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00.
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hap rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( pranë SPAK). Para disa ditësh Këshilli miratoj rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Alfred Balla dhe me anëtarë Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës. Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00. Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20.
Njoftimi i KLP-së:
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, misioni EU4JUSTICE dhe Programi OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1. Diskutimi/miratimi i procesverbalit të Seancës Plenare të datës 19.09.2023.
2. Diskutimi/miratimi i projekt-aktit për “Shpalljen e tre pozicioneve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet procedurës se ngritjes në detyrë”.
3. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për “Caktimin me short të dy Anëtarëve të Komisionit të Posaçëm, në lidhje me procedurën e plotësimit të tre vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet ngritjes në detyrë”.
4. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”. (z.Dritan Gripshi)
5. Diskutim/miratim i projekt-aktit për “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër”. (z.Petrit Çano)
6. Diskutim/miratim i projekt-aktit për “Miratimin e programit të vlerësimit me procedurë të përshpejtuar, për prokurorët Blerta Hamza dhe Vitjuna Mata, si dhe hedhja e shortit për caktimin e relatorëve dhe këshilltarëve përgjegjës për këtë vlerësim”.
Të tjera (pyetje/diskutime). Urdhërohet sektori i dokumentimit të seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen Web të Këshillit. Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen
Policia DURRËS- Një tentativë vjedhje ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 49-vjeçar ë...
TIRANË-Sulltane Kuka, oficere policie është ndaluar ditën e sotme në Rinas për shpërdorim detyre. 29-vjeçarja ishte ...
policia e korces KORÇË- Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar banues në Bilisht, pasi drejtonte një auto...
Foto ilustruese TIRANË-Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në vijim të megaoperacionit “Tempulli&r...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili kishte ...
Florjan Binaj TIRANË- Aktori dhe moderatori Florian Binaj ka mohuar zërat që lëvizja “Shqipëria bëhet” t&eum...
Aurel Kurti GREQI- Aurel Kurti, i cili u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij 22-vjeçare Dafina, në banesën e tyre në V...
Foto nga aksidenti KONISPOL-Në aksin e rrugës Konispol-Kranë janë përplasur dy makina, ku si pasojë është aksident...
Policia TIRANË- Policia e Shtetit njofton se ka intensifikuar kontrollet pas ngjarjes së rëndë në Rrëshen ku mbeti i vra...
Makina RRËSHEN-Ky është momenti kur digjet mjeti i cili u përdor nga autorët për vrasjen e 59-vjeçarit, Martin Bardhit...