Aktualitet

“Tempulli”/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, kërkohej për shitje të lëndëve narkotike

operacioni tempulli

26 Shtator 2023, 15:29 Nga h.k
“Tempulli”/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË-Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në vijim të megaoperacionit “Tempulli”. I riu ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij e çon në 95 numrin e të arrestuarve në Tiranë.

I riu D.Gj është kapur nga policia në rrugën e Kavajës në kryeqytet. Gjatë arrestimit të riut i është gjendur dhe një sasi e vogël droge.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli". 

Vihet në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 95 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në Rrugën e Kavajës, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."

operacioni tempulli

Sondazh

Poll