Sport

E PADËGJUAR! Në Albacete, prindërit duhet të paguajnë për të parë fëmijët e tyre…

Klubi ka nxjerrë në shitje biletën e sezonit 'Ciudad Deportiva' këtë sezon, për 35 euro, për ndeshjet në kategoritë më të ulëta. Prindërit të indinjuar protestojnë…

26 Shtator 2023, 14:32 Nga DOSJA
E PADËGJUAR! Në Albacete, prindërit duhet të paguajnë

SPANJE - Gati 100 familje që kanë djem dhe vajza, që luajnë në kategoritë e ulëta të Albacete Balompié, i kanë dërguar një letër klubit duke protestuar, se duhet të paguajnë në “Ciudad Deportiva” për të parë të fëmijët e tyre duke luajtur.

Alba ka gjeneruar një abonim të quajtur 'Ciudad Deportiva Abonim’, me një çmim prej 35 euro, për të pasur akses në ndeshjet, diçka e paprecedentë deri më tani në klubin spanjol.

Prindërit e futbollistëve e konsiderojnë këtë veprim të tepruar, gjë që mund t'i bëjë fëmijët e tyre edhe të refuzojnë të luajnë, ndonëse po studiojnë edhe lloje të tjera protestash, pasi është bujë totale.

Drejtori i Përgjithshëm i “Albacete Balompié”, Víctor Varela, nuk do të takohet me familjet, pasi e konsideron se bëhet fjalë për një çështje, që lidhet me themelimin e subjektit. Gjithçka tregon se klubi nuk do ta korrigjojë atë, ndaj për të parë fëmijët tyre prindërit do të duhet të shkojnë në biletari.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll