Sport

‘Blaugrana’ pret ditëlindjen e 16-të dhe i "rrëmben" djalin Patrick Kluivert

I rritur në Holandë në Buitenveldert, anësori luajti për ekipin e të rinjve të PSG-së midis 2016 dhe 2017, ndërsa babai i tij ishte drejtor sportiv i parizienëve. Kur babai i tij u largua nga Franca, ai mbërriti në Barcelonë për të luajtur në “La Masia”, duke arritur nivelin U-18.

26 Shtator 2023, 14:18 Nga DOSJA
‘Blaugrana’ pret ditëlindjen e 16-të dhe i

SPANJE - Sapo mbushi 16 vjeç dhe tashmë ka vizituar disa nga klubet më të mira të futbollit në botë si Paris Saint-Germain dhe Barcelona. Tani Shane Kluivert, djali i Patrick, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste me ‘Blaugranat’.

I rritur në Holandë në Buitenveldert, anësori luajti për ekipin e të rinjve të PSG-së midis 2016 dhe 2017 ndërsa babai i tij ishte drejtor sportiv i parizienëve. Kur babai i tij u largua nga Franca, ai mbërriti në Barcelonë për të luajtur në “La Masia”, duke arritur nivelin U-18.

Në tetor 2022 ai mori gjithashtu një thirrje nga ekipi i Holandës U-16 dhe bëri debutimin e tij kundër Italisë. Për të deri më tani gjashtë paraqitje me përzgjedhjen e kombëtares. 

Mundësia për të nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Barcelonën lindi pak ditë më parë, kur ai mbushi 16 vjeç. Katalanasit nuk humbën kohë dhe bllokuan menjëherë talentin holandez. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll