Sport

Inter Miami dëshiron të nënshkruajë me Luka Modric në janar...

Sipas “Dubrovnik Times”, Luka Modric është në radarin e Inter Miami, skuadra e Lionel Messit, e interesuar për kroatin në janar.

26 Shtator 2023, 13:00 Nga DOSJA
Inter Miami dëshiron të nënshkruajë me Luka Modric në

KROACI - Me më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Real Madridin, emri i Luka Modric është lidhur me Inter Miami.

Siç raportohet nga “Dubrovnik Times”, bashkëpronari i ekipit MLS , David Beckham, dëshiron ta bëjë ndërkombëtarin kroat bashkëlojtar të Lionel Messit dhe do të përpiqet ta bindë për të nënshkruar dhe transferuar në merkaton e dimrit.

Nga shtatë ndeshjet që ka luajtur këtë vit, 38-vjeçari kroat ka startuar në tre prej tyre.

Modric ka luajtur 495 ndeshje për Realin, duke shënuar 37 gola deri më tani. Ai rinovoi kontratën e tij qershorin e kaluar deri në verën e vitit 2024.

Modric ka festuar me ‘Merengues’ 23 trofe gjatë 11 viteve të tij në klub, duke përfshirë tre kampionate, pesë Champions League dhe dy Kupa të Mbretit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll