“Bombë në stadium!” Një person bën njoftimin e frikshëm para PSG - Marseille...
FRANCE - Një episod që krijoi panik për pak minuta, por që fatmirësisht u zgjidh menjëherë nga policia franceze, tronditi mbr...
Në një intervistë për televizionin spanjol “Movistar Plus +” të hënën në mbrëmje, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ishte mjaft i sigurt se Kylian Mbappé do t'i bashkohet kampionatit spanjol në vitin 2024, në fund të kontratës aktuale të sulmuesit me Parisian.
SPANJE - Javier Tebas nuk është kurrë dorështrënguar me komentet, kur bëhet fjalë për të ardhmen e Kylian Mbappé. Në një intervistë të transmetuar të hënën në mbrëmje nga kanali spanjol “Movistar Plus +”, presidenti i La Ligas u përpoq të riniste telenovelën, e cila tashmë ka animuar disa dritare transferimesh dhe që mund të vazhdojë edhe në verën e ardhshme.
I pyetur për shanset që sulmuesi parizien t'i bashkohet kampionatit spanjol dhe në veçanti Real Madridit, në vitin 2024, Javier Tebas shfaqi njëfarë besimi: “Nuk mund të them se jam i bindur, por e di që është një destinacion që bëhet për të. Unë do të thosha se ka më shumë se 70 deri në 80% mundësi që ai të vijë vitin e ardhshëm”, tha ai me besim.
.@juanmacastano: ¿Mbappé a @LaLiga la temporada que viene?@Tebasjavier: "El año que viene, más de un 70-80%". #TEBASenMovistarPlus, a las 21:45 en ???????????????????????????????? ????????????????+ (???????????????? ????). pic.twitter.com/XakQvWoOXR
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) September 25, 2023
Lideri spanjol këtu i bën jehonë të ardhmes së pasigurt të Mbappe në PSG. Ky i fundit i përfundon kontratën në qershor 2024 dhe nuk e ka ushtruar opsionin e tij (2025). Këtë verë, stafi parizien nuk hezitoi ta fuste golashënuesin më të mirë në historinë e klubit në raft për disa javë përpara se ta riintegronte në skuadër në fund të gushtit.
Kjo nuk është hera e parë që shefi i La Ligës ka shfaqur dëshirën e tij për ta parë sulmuesin francez t'i bashkohet Spanjës. Në vitin 2022, Javier Tebas nuk e vlerësoi aspak zgjatjen e Mbappé në PSG, ndërsa sulmuesi yll pritej të bashkohej me Realin. Ai e përshkroi nënshkrimin e kontratës së re, si një “fyerje për futbollin” përpara se të njoftonte se do të bënte një ankesë kundër klubit francez.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Një episod që krijoi panik për pak minuta, por që fatmirësisht u zgjidh menjëherë nga policia franceze, tronditi mbr...
SHBA - Pak vite më parë, magjistari argjentinas tronditi tifozët e futbollit kur “zburoi” këmbën e tij të majtë, ...
ANGLI - Pas xhiros së 6-të të Premier League, Chelsea ndodhet në vendin e 14-t në tabelë, me vetëm pesë pikë...
ANGLI - Marrëdhënia mes Erik Ten Hag dhe sulmuesit Jadon Sancho po përkeqësohet dita-ditës. Siç raporton &ld...
SPANJE - Pavarësisht driblimeve të përsëritura të Carlo Ancelottit, kalimi e tij në stolin e Brazilit tashm&eu...
HOLANDE - Tifozët e Ajax-it, përmes rrjeteve sociale të kërkojnë rikthimin e Louis van Gaal-it në ekipin e Amsterda...
TIRANE - Ish-futbollisti më i dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, Osman Mema është ndarë nga jeta në moshën 84-v...
HOLANDE - Më 27 shtator, do të vazhdojë “klasikja” mes Ajax-it dhe Feyenoord-it, ku Federata Holandeze bën me dije, se k&...
SPANJE - Për ndeshjen e katërt të grupit të 4-të të divizionit të 4-t të futbollit spanjol (Segunda Division RFEF: ...
TIRANE - Mesditën e sotme, Arben Dervishaj, një nga të akuzuarit për Inceneratorin e Firerit mori pafajësinë pas rreth një vi...