Sport

Osimhen i shpëton ndëshkimit, i kërkon falje trajnerit Garcia për reagimin…

Pas zëvendësimit ndaj Bologna, sulmuesi nigerian i Napolit ishte i acaruar me trajnerin Rudi Garcia…

26 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
Osimhen i shpëton ndëshkimit, i kërkon falje trajnerit Garcia

ITALI - Të dielën, pasi humbi një penallti në minutën e 72-të, Osimhen reagoi keq për zëvendësimin (86') në barazimin ndaj Bolonjës dhe u shfaq shumë i zemëruar me Rudi Garcia. 

Por, dje sulmuesi i Napolit, i ka kërkuar falje trajnerit dhe shokëve të tij. Ndaj, sipas shtypit italian, Osimhen nuk do t'i nënshtrohet as me gjobë.

Sot fillon një tjetër raund i Serie A, me ndeshjen Juventus-Lecce. Napoli luan nesër, ashtu si edhe kryesuesit Inter dhe Milan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll