Sport

“Bombë në stadium!” Një person bën njoftimin e frikshëm para PSG - Marseille...

Është shmangur një tragjedi e mundshme në Paris, ndonëse synimet e vërteta të të arrestuarit mbeten për t'u verifikuar.

26 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
“Bombë në stadium!” Një person bën njoftimin e

FRANCE - Një episod që krijoi panik për pak minuta, por që fatmirësisht u zgjidh menjëherë nga policia franceze, tronditi mbrëmjen e së dielës në Paris. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga vëmendja tifozëve dhe mjedisit publik.

Siç raporton BFM TV, një person me sa duket i ka telefonuar policisë, duke njoftuar qëllimin e tij për të vendosur një bombë brenda “Parc des Princes”, për ta shpërthyer atë gjatë ndeshjes mes Paris Saint-Germain - Marseille.

Policia u alarmua menjëherë dhe filloi kërkimin e personit, i cili brenda pak minutash u gjet dhe më pas u arrestua. Është shmangur një tragjedi e mundshme në Paris, ndonëse synimet e vërteta të të arrestuarit mbeten për t'u verifikuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll