Sport

Van Gaal 'refuzon' Ajax-in: "Nuk jam në dispozicion, shëndeti im është i pari"...

Trajneri holandez me eksperiencë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rikthehet në fushë, për të marrë edhe një herë drejtimin e Ajax-it.

26 Shtator 2023, 07:30 Nga DOSJA
Van Gaal 'refuzon' Ajax-in: "Nuk jam në dispozicion,

HOLANDE - Tifozët e Ajax-it, përmes rrjeteve sociale të kërkojnë rikthimin e Louis van Gaal-it në ekipin e Amsterdamit, qoftë në postin e drejtorit të futbollit, pas largimit të Sven Mislindad, apo edhe për atë të trajnerit. Por 72-vjeçari holandez ka qenë i vendosur dhe ka sqaruar se nuk është në dispozicion.

"Ky nuk ishte një opsion,"- i tha 72-vjeçari transmetuesit publik holandez “NOS”. "Shëndeti im është i pari,"- shtoi ai.

Van Gaal ka kancer të prostatës dhe së fundmi iu desh të bënte një tjetër operacion, për të cilin ai shpjegoi: “Nuk mund ta imagjinoj më të jem trajner i një klubi. Për një ekip kombëtar varet nga shumë faktorë”.

Van Gaal punoi si trajner në Ajax nga shtatori 1991 deri në qershor 1997, duke u rikthyer në nëntor 2003 si drejtor teknik për gati një vit.

Nga gushti i vitit 2021 deri në fund të vitit të kaluar, ai punoi për herë të tretë si trajner kombëtar në Holandë. Kohët e fundit, para emërimit të Julian Nagelsmann, ai konsiderohej si kandidat për postin e trajnerit të kombëtares gjermane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll