PËR TË QESHUR/ "Autogoli i vitit" vjen nga divizioni i katërt në Spanjë - Shikoni videon
SPANJE - Për ndeshjen e katërt të grupit të 4-të të divizionit të 4-t të futbollit spanjol (Segunda Division RFEF: ...
Ndërprerja e ndeshjes, për shkak të hedhjes së fishekzjarreve në mesditën e së dielës në “Johan Cruyff Arena”, rezultoi e përkohshme. Federata holandeze vendosi ta vazhdojë ndeshjen më 27 shtator, nga minuta e 55-të dhe me rezultatin 0-3 për vizitorët.

HOLANDE - Më 27 shtator, do të vazhdojë “klasikja” mes Ajax-it dhe Feyenoord-it, ku Federata Holandeze bën me dije, se këtë here ndeshja do të zhvillohet pa shikues.
“Klasikja” në Holandë, mes Ajax-it dhe Feyenoord-it, rezultoi të ishte episodik, me tifozët e Ajax-it që hidhnin vazhdimisht bomba tymi në fushë, pas epërsisë 3-0 të mysafirëve dhe e çuan ndeshjen në një ndërprerje të saj.
Gjithçka përfundoi në minutën e 55-të të ndeshjes, kur, pas një tjetër hedhjeje të flakadanëve dhe bombave të tymit, arbitri i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes për herë të tretë (!), për të mos i kthyer më në fushë...
Megjithatë, vazhdimi i “klasikes” do të jetë më 27 shtator, kur u vendos nga Federata Holandeze, por këtë herë me dyer të mbyllura të stadiumit “Johan Cruyff Arena”.
E gjithë kjo, në një kohë kur zërat që bëjnë thirrje për ndërprerjen e futbollit profesionist në Holandë janë duke u shtuar, midis të cilëve edhe sulmuesi ikonë, Marco Van Basten.
“Të ndalojmë futbollin profesionist në Holandë. Thjesht mbylle atë. Po, kjo është ajo që dua të them, sepse çdo herë që ndodh diçka. Ajo që u bë (hedhja e sendeve) ishte një veprim i qëllimshëm. Tani gara është ndalur, më e rëndësishmja në Holandë.
Ata që e bënë këtë ishin plotësisht të vetëdijshëm. Politikanët me sa duket nuk janë të gatshëm të ndërhyjnë realisht. Edhe pse e kanë detyrimin, të gjithë mendojnë se është shumë punë për politikanët dhe policinë”, tha holandezi duke mbajtur qëndrim pas incidenteve në “Johan Cruyff Arena”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Për ndeshjen e katërt të grupit të 4-të të divizionit të 4-t të futbollit spanjol (Segunda Division RFEF: ...
TIRANE - Mesditën e sotme, Arben Dervishaj, një nga të akuzuarit për Inceneratorin e Firerit mori pafajësinë pas rreth një vi...
ITALI - Rafael Leão, 24-vjeçari portugez i Milanit, foli për revistën “GQ” (botimi portugez), ku një nga temat e t...
ITALI - Matteo Abatte, trajneri i Pergolettese në Serinë C, është ndjerë keq gjatë ndeshjes me Vicenzën, në Serinë ...
ANGLI - Këtë të hënë, Tottenham zyrtarizoi nënshkrimin e Luka Vuskovic, një qendërmbrojtës 16-vjeçar nga Haj...
ANGLI - Marcus Rashford u përfshi në një aksident automobilistik, pak orë pas ndeshjes së Manchester United me Burney të...
ANGLI - Jermaine Jenas, ish-ndërkombëtari anglez dhe komentatori aktual në 'BBC', është nën kritika, pasi u shfaq në mediat s...
SPANJE - Jeta e Antoine Griezmann është po aq e ndezur në fushë sa edhe jashtë saj. Prioriteti është gruaja e tij, ...
SHBA - Nelson Rodríguez, zv.president i MLS-së foli për median “Infobae”, me bazë në Miami dhe anal...
ANGLI - John Terry duket se do të bëhet drejtor sportiv i klubit të Ligës Saudite, Al-Shabab, siç raportohet nga “Sports Z...