Sport

VIDEO/ Leo Messi zbulon sekretin e tatuve: Bota u trondit kur 'Pleshti' e ngjyrosi këmbën e majtë me të zezë… Ja përse

"E bëra atë tatuazh për të treguar dashurinë time për Barçën që më krijoi. Është gjithashtu një top, numri 10 dhe Argjentina”, - tregon yllli argjentinas.

26 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Leo Messi zbulon sekretin e tatuve: Bota u trondit kur

SHBA - Pak vite më parë, magjistari argjentinas tronditi tifozët e futbollit kur “zburoi” këmbën e tij të majtë, e cila u kishte futur frikën në kockat rivalëve, me një tatuazh tronditës.

Më saktësisht, Messi vendosi të mbulojë tatuazhet e vjetra, kështu që pjesën më të madhe të këmbës së majtë vrasëse, e mbuloi me bojë të zezë dhe la vetëm disa tatuazhe domethënëse, mes tyre numrin 10, emrin e djalit të tij Thiago dhe stemën e Barcelonës në krye.

Në një video-intervistë interesante që ka dhënë në SHBA, “Pleshti” i famshëm ka treguar pse e bëri këtë. Ai ka pranuar se kishte vendosur ta lyente këmbën e majtë me ngjyrë të zezë sepse nuk i pëlqente tatuazhi që kishte më parë, ndaj la vetëm ata me të cilët ishte i lidhur sentimentalisht.

Tifozët e Barcelonës u kënaqën veçanërisht nga stema e klubit katalanas, e cila është ende aty. "E bëra atë tatuazh për të treguar dashurinë time për klubin që më krijoi. Është gjithashtu një top, numri 10 dhe Argjentina.

I mbulova tatuazhet që sinqerisht nuk më pëlqyen. Prandaj e lyeva këmbën time me ngjyrë të zezë dhe e lashë gjërat që janë të rëndësishme për mua”, ka zbuluar Messi.

Meqë ra fjala, në vendin ku njolla e zezë e madhe, ylli argjentinas kishte krahë, lule dhe një shpatë. Leo ka disa tatuazhe të tjera në trupin e tij, që i kushtohen familjes dhe fesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll