Aktualitet

Dhunë dhe grabitje/ 3 të arrestuar në Durrës, vihet në hetim 41-vjeçari

Në pranga ka përfunduar personi me inicialet D. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një biznes.

26 Shtator 2023, 09:07 Nga A.B
Dhunë dhe grabitje/ 3 të arrestuar në Durrës, vihet në
Policia

DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës dhe një tjetër është vënë në hetim. Policia bën të ditur se në pranga ka përfunduar personi me inicialet F. R., 41 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin 17 vjeç të shtetasit F. R., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar personi me inicialet D. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një biznes. Gjithashtu, 35-vjeçari kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 41 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin 17 vjeç të shtetasit F. R., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një biznes. Gjithashtu, 35-vjeçari kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi ka vjedhur disa bateri automjetesh, në një magazinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll