25 Shtator 2023, 22:43
Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë për një konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha tha se do ta mirëkuptonte Ramën nëse te ajo konferenca e famshme e paqes që kërkon, të thoshte që ne do të ulemi që Shqipëria të bashkohej me Kosovën. Hoxha me ironi ka theksuar se Rama nuk po zgjidh dot çështjen e Belerit, jo më të Kosovës me Serbinë.
“Në gjithë këtë hall të madh që i ka rënë kombit, se është i ndarë thela-thela, Rama është aq mjeshtër që edhe këtu do që të përfitojë. Unë pashë deklaratën e sekretarit të Shtetit, Blinken, që, pasi dënonte aktin, thoshte që Kurti dhe Vuçiç të ruajnë qetësinë dhe Rama fliste thuajse sikur ishte Blinkeni. Ky flet se ka halle të tjera sepse një luftë në Ballkan në këtë moment, kosto do ta vuajë populli i Kosovës dhe vendet anëtare të NATO-s, ato armatime që i çojnë nga Ukraina duhet t’i sjellin aty, sepse ne e dimë se kush është Serbia. Vetëm 3 ditë parpara ngjarjes Vuçiç ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë serbe dhe dy ditë përpara ngjarjes ka lëvizur karvanet e ushtrisë serbe nga Kraleva në drejtim të Rashkës. Interlokutori i sllavëve në Ballkan është Vuçiç, interlokutori i shqiptarëve në Ballkan është Edi Rama, jo Albin Kurti.
Rama dhe Kurti mund të kenë shumë konflikte me njëri-tjetrin dhe shumë gjëra që i ndajnë, por në këtë rast vihet në peshore e ardhmja e kombit shqiptare. Nëse ai operacion i forcave të rregullta serbe do të kishte sukses, kombi shqiptar do të ishte para një halli shumë të madh. Unë do të mirëkuptoja Ramën nëse te ajo konferenca e famshme e paqes që kërkon, ku të jetë Rusia me të vetët, Kina me të vetët që janë kundër nesh, të thoshte që ne do të ulemi që Shqipëria të bashkohej me Kosovën. Nëse Vuçiç tha se: Ju na vrisni po ne nuk e njohim Kosovën, atëherë kryeministri i Shqipërisë duhej të thoshte se nëse ju nuk e njihni Kosovën, ajo do t’i bashkohet trungut amë dhe Shqipëria do të jetë një shtet i vetëm dhe kërkojnë edhe Preshevën atje matanë, edhe Plavën, edhe Gucinë. Ne që nuk zgjidhim dot Belerin aty dhe nuk ndalojmë dot as avokatët e tij, tani kërkojmë konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
25 Shtator 2023, 22:27
I.A
Marrja e lekeve
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetari nga Lanabregasi, Komuna Dajt e Bashkisë Tiranë, i cil...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 21:55
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar, i...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 21:39
I.A
Foto Ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Mësohet se dy makina jan&e...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 20:49
I.A
Burgu i Beratit
TIRANË- Një i dënuar në burgun e Beratit ka humbur jetën ditën e sotme në Senatorium. Mës...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 20:16
a.l
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një Gjykatë në Britaninë e Madhe ka vendosur dënim me burg për 3 shqiptarë të cil&...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 20:15
I.A
Roland Dedja
ITALI- Shqiptari i arratisur në Itali mëngjesin e sotëm quhet Roland Dedja me origjinë nga Durrësi. Mësohet...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 19:18
I.A
Homazhet
TIRANË- Homazhe në nder të efektivit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku janë mbajtur ditën e ...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 18:45
I.A
Permet
PËRMET- Policia ka ndihmuar ditën e sotme 23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë, që kishin mbetur të...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 17:35
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Teramos gjatë natës në Itali. Chietitoday shkruan ...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 16:52
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka nodhur ditën e sotme në Lungomare të Vlorës. Mësohet se një makinë...