Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, plagoset një pasagjere

Automjeti i 24 vjeçarit K.L është përplasur me automjetin e 59 vjeçarit F.Z. Si pasojë e aksidentit është lënduar shtetësja që A.K 66 vjeç, e cila është nisur menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore dhe rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.

26 Shtator 2023, 09:08 Nga h.k
Aksident në Gjirokastër, plagoset një pasagjere
Policia e Gjirokaster

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mesditen djeshme në aksin rrugor Labovë-Libohovë në vendin e quajtur “Fëngu i Poshtëm”. Automjeti i 24 vjeçarit K.L është përplasur me automjetin e 59 vjeçarit F.Z. Si pasojë e aksidentit është lënduar shtetësja që A.K 66 vjeç, e cila është nisur menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore dhe rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedimin penal për 24 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

"Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Labovë e Kryqit-Libohovë”, në vendin e quajtur “Fëngu i Poshtëm”, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është perplasur me automjetin që drejtonte shtetasi F. Z., 59 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar një pasagjere në automjetin që drejtonte 59-vjeçari, shtetasja A. K., 66 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme."

Sondazh

Poll