Aktualitet

FOTO- Aksident në aksin 'Fier-Levan', përmbyset kamioni i tonazhit të rëndë

Nuk raportohet për viktima.

26 Shtator 2023, 08:38 Nga A.B
FOTO- Aksident në aksin 'Fier-Levan', përmbyset kamioni i
Kamioni

FIER- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e vjetër të rrugës Fier- Levan në vendin e quajtur ‘kthesat e liqenit’.

Automjeto i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin e vjetër të rrugës. Deri më tani, nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur.

FOTO- Aksident në aksin 'Fier-Levan', përmbyset kamioni i

Autoboti me targën AA 612 ZB ka qenë bosh, pa ngarkesë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimin për rrethanat e ngjarjes./Dosja.al

aksident ne fier

Sondazh

Poll