Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Burgun e Beratit, humb jetën i burgosuri gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Por teksa iu nënshtrua një operacioni, ai humbi jetën në mes të ndërhyrjes.

25 Shtator 2023, 20:49 Nga I.A
EMRI/ I dënuar në Burgun e Beratit, humb jetën i burgosuri
Burgu i Beratit

TIRANË- Një i dënuar në burgun e Beratit ka humbur jetën ditën e sotme në Senatorium. Mësohet se Valerio Gërzhi ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Beratit, por nuk është ndjerë mirë dhe është sjell me urgjencë në spitalin e Senatoriumit në Tiranë.

57-vjeçari kishte probleme me mushkrinë. Por teksa iu nënshtrua një operacioni, ai humbi jetën në mes të ndërhyrjes. Gërxhi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për trafik kanabisi. Vendimi i Gjykatës italiani u njoh dhe në Shqipëri dhe ai duhet që të vuante 7 vite burg.

valerio gërzhi

Sondazh

Poll