25 Shtator 2023, 22:27
Nga I.A
Marrja e lekeve
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetari nga Lanabregasi, Komuna Dajt e Bashkisë Tiranë, i cili tregoi se inspektorët e Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit i kanë kërkuar ryshfet.
“Që kur kam nisur të ndërtoi një shtëpi më kanë ardhur pafund policia, IMT,IKMT dhe nuk di çfarë kanë dashur. Unë kam qenë me të gjitha rregullat, herën e fundit po sheshoja oborrin dhe më erdhën inspektorët e IKMT-ës dhe më kërkuan 500 mijë lekë, ju dhashë 320 mijë lekë se aq kisha” thotë qytetari.
Ndërkohë ai kërkon bashkëpunim me emisionin investigative për t’i çuar para ligjit këta persona që shkelin ligjin.
“Unë nuk e shkel ligjin dhe nuk kam plan ta shkel ligjin, inspektorët më kanë thënë se mund të ndërtoj dhe një mur pa leje kundrejt ryshfetit, madje se ata do flasin dhe me institucionet e tjera” sqaron denoncuesi.
Emisionin investigative solli me zë dhe figurë inspektorët duke marrë 180 mijë lekë tek qytetari brenda makinës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Inspektorët i kërkojnë të dhëna qytetarit se për sa ditë mund ta ndërtojë murin dhe se atyre ju duhet të flasin edhe me çunat e IMT dhe policisë, pastaj t’i thonë se sa lekë duan. Jo vetëm aq, por ata pyesin zotërinë se sa lekë mund të japë për këtë gjë. Qytetari shikohet në video tek ju thotë se nuk do t’u japi lekë.
“Këtu keni 180 mijë lekë, numëroini dhe 320 jua kam dhënë” thotë qytetari ndërkohë inspektorët pohojnë një gjë të tillë. Ndërkohë që bëjnë gati territorin edhe për ryshfetin tjetër, atë të murit që i thonë ta ndërtojë pa lejë. Pra kundrejt lekëve vetë ata që duhet të mbrojnë ligjin e shkelin me të dyja këmbët.
Marrë nga Top Channel
ikmt
Aktualitet
25 Shtator 2023, 21:55
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar, i...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 21:39
I.A
Foto Ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Mësohet se dy makina jan&e...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 20:49
I.A
Burgu i Beratit
TIRANË- Një i dënuar në burgun e Beratit ka humbur jetën ditën e sotme në Senatorium. Mës...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 20:16
a.l
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një Gjykatë në Britaninë e Madhe ka vendosur dënim me burg për 3 shqiptarë të cil&...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 20:15
I.A
Roland Dedja
ITALI- Shqiptari i arratisur në Itali mëngjesin e sotëm quhet Roland Dedja me origjinë nga Durrësi. Mësohet...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 19:18
I.A
Homazhet
TIRANË- Homazhe në nder të efektivit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku janë mbajtur ditën e ...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 18:45
I.A
Permet
PËRMET- Policia ka ndihmuar ditën e sotme 23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë, që kishin mbetur të...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 17:35
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Teramos gjatë natës në Itali. Chietitoday shkruan ...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 16:52
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka nodhur ditën e sotme në Lungomare të Vlorës. Mësohet se një makinë...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 15:05
h.k
Moti ne Elbasan
ELBASAN- E hëna ka nisur me reshje të shumta në qytetin e Elbasanit, të cilat janë bërë shkak për ...