Aktualitet

U kapën në një fermë kanabisi me vlerë 88 mijë paund, dënohen me burg 3 shqiptarët në Britani (EMRA)

Bëhet fjalë për Agron Aruçi, 30 vjeç, Bedri Elezi, 36 vjeç dhe Fabjol Muçaj, 21 vjeç. Elezi u dënua me 2 vite burg, ndërsa Aruçi dhe Muçaj me nga 22 muaj burg.

25 Shtator 2023, 20:16 Nga a.l
U kapën në një fermë kanabisi me vlerë 88 mijë
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një Gjykatë në Britaninë e Madhe ka vendosur dënim me burg për 3 shqiptarë të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, të llojit kanabis. Sipas mediave vendase, 3 të rinjtë shqiptarë të moshave 21, 30 dhe 36 vjeç janë kapur në një 'fermë kanabisi'. 

Bëhet fjalë për Agron Aruçi, 30 vjeç, Bedri Elezi, 36 vjeç dhe Fabjol Muçaj, 21 vjeç. Elezi u dënua me 2 vite burg, ndërsa Aruçi dhe Muçaj me nga 22 muaj burg.

Siç raportojnë mediat britanike, tre shqiptarët janë arrestuar në mars të këtij viti në një fabrikë kanabisi me vlerë 88 mijë paund. Gjatë seancës gjyqësore, Elezi dhe Muçaj deklaruan se vepruan nën presion, ndërsa Elezi dëshmoi se punonte si shofer. 

arrestohet shqiptari ne britani fabjol mucaj agron aruci bedri elezi

Sondazh

Poll