Sport

Tottenham nënshkruan me kusht, me mbrojtësin 16-vjeçar të Hajdukut të Splitit…

Luka Vuskoviç do t'i bashkohet klubit anglez në vitin 2025, kur të festojë ditëlindjen e tij të 18-të.

25 Shtator 2023, 18:58 Nga DOSJA
Tottenham nënshkruan me kusht, me mbrojtësin 16-vjeçar të

ANGLI - Këtë të hënë, Tottenham zyrtarizoi nënshkrimin e Luka Vuskovic, një qendërmbrojtës 16-vjeçar nga Hajduku i Split, i cili do t'i bashkohet klubit anglez vetëm në vitin 2025, kur ai të festojë ditëlindjen e tij të 18-të.

Vuskovic, i cili nënshkroi një kontratë të vlefshme me Spurs deri në vitin 2030, bëri debutimin e tij profesional për ekipin e Hajdukut në shkurt të këtij viti, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur në divizionin më të lartë të Kroacisë. 

Me një lartësi fizike mbresëlënëse për moshën e tij, ai është 1.93 metra, mbrojtësi është një ndërkombëtar i ekipit U-17 për Kroacinë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll