Sport

Zbardhet "misteri" i aksidentit! Rashford, në stërvitjen me një tjetër Rolls Royce...

Në aksidentin e së shtunës, është përfshirë edhe një automjet tjetër, i drejtuar nga një grua 74-vjeçare. Makina e Rashfordit përfundoi, duke u përplasur në një semafor.

25 Shtator 2023, 18:45 Nga DOSJA
Zbardhet "misteri" i aksidentit! Rashford, në stërvitjen me

ANGLI - Marcus Rashford u përfshi në një aksident automobilistik, pak orë pas ndeshjes së Manchester United me Burney të shtunën e kaluar. Megjithëse Rolls Royce pësoi disa dëme, sulmuesi anglez ishte shëndoshë e mirë.

Sakaq, shtypi anglez raporton këtë të hënë, se Rashford është shfaqur në stërvitjen e “Djajve të Kuq” pas timonit të një tjetër Rolls Royce, pasi lojtari ka tre modele, secila me vlerë 800 mijë euro.

Në aksidentin e së shtunës, ku u përfshi edhe një automjet tjetër, i drejtuar nga një grua 74-vjeçare, makina e Rashfordit përfundoi, duke u përplasur në një semafor. Policia ka qenë në vendngjarje, por nuk ka patur të lënduar.

Drejtuesja e mjetit tjetër, tregoi se nuk e njihte yllin e United. "Ajo ishte duke u kthyer për në shtëpi, pasi kujdesej për mbesën e saj. Ajo është një shofere shumë e kujdesshme, sidomos kur bie shi, siç ishte rasti",- tha një burim i afërt me gruan për "The Sun".

"Ndikimi shkaktoi hapjen e airbagëve dhe ajo ishte shumë e hutuar. Gruaja e moshuar nuk ishte tifoze futbolli dhe nuk e kishte idenë se kush ishte Marcus Rashford."

Policia më pas ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se aksidenti nuk do të hetohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll