Sport

Çaste paniku në fushë! Mjekët dhe një defibrilator i shpëtojnë jetën trajnerit, ai po debatonte me arbitrin e ndeshjes...

Ngjarja ka ndodhur të dielën, gjatë një ndeshjeje në Serinë C italiane

25 Shtator 2023, 19:15 Nga DOSJA
Çaste paniku në fushë! Mjekët dhe një defibrilator i

ITALI - Matteo Abatte, trajneri i Pergolettese në Serinë C, është ndjerë keq gjatë ndeshjes me Vicenzën, në Serinë C italiane, teksa ka qenë duke protestuar ndaj arbitrit.

Gjithçka ka ndodhur momenti kur trajneri 40-vjeçar po debatonte me arbitrin e ndeshjes. Në një moment ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë anash. 

Ekipi mjekësor i ekipit të tij ka reaguar menjëherë dhe falë një defibrilatori që ndodhej atje arriti ta rikuperonte Matteo Abatte dhe ta çonte në spital.

Në një deklaratë, klubi siguroi se trajnerit i kishte rënë të fikët dhe ende po i nënshtrohej testeve në spital, duke pritur që të shërohej plotësisht përpara se të kthehej në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll