Sport

“Çfarë shakaje!” Ish-ndërkombëtari harron dhe përfshihet në kritika ndaj arbitrave...

Jermaine Jenas kritikoi ashpër performancën e gjyqtarit Robert Jones në Arsenal-Tottenham, ndërkohë disa javë më pare kërkonte me fanatizëm fundin e abuzimit me arbitrate.

25 Shtator 2023, 18:23 Nga DOSJA
“Çfarë shakaje!” Ish-ndërkombëtari harron dhe

ANGLI - Jermaine Jenas, ish-ndërkombëtari anglez dhe komentatori aktual në 'BBC', është nën kritika, pasi u shfaq në mediat sociale këtë të dielë duke kritikuar ashpër arbitrin e Robert Jones në Arsenal-Tottenham (2-2).

Në më pak se dy muaj më parë, Jenas ishte një nga fytyrat kryesore të fushatës 'Duaje futbollin, mbro lojën', e cila, ndër të tjera, kërkonte fundin e abuzimit të drejtuar ndaj gjyqtarëve.
“Çfarë marrëzie të plotë nga një arbitër! Të gjithë këta po e prishin lojën”, u ka shkruar Jenas në rrjetin social të “Topçinjve” pas konvertimit të penalties nga Bukayo Saka.

Duhet theksuar se derbi londinez mes Arsenalit dhe Tottenhamit ka përfunduar në barazim 2-2. Romero (në portën e tij) dhe Saka shënuan golat e “Topçinjve”, ndërsa koreano-jugori Son shënoi dy herë për Spurs.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll