Sport

John Terry e ka vendosur, do të bëhet drejtor në Saudi Pro League…

Terry u rikthye në “Stamford Bridge” për të dhënë disa nga njohuritë e tij në akademinë e Chelsea, pasi la rolin e tij si ndihmës trajner i Leicester Cityt.

25 Shtator 2023, 16:43 Nga DOSJA
John Terry e ka vendosur, do të bëhet drejtor në Saudi Pro

ANGLI - John Terry duket se do të bëhet drejtor sportiv i klubit të Ligës Saudite, Al-Shabab, siç raportohet nga “Sports Zone”.

Ish-ndërkombëtari anglez u rikthye në “Stamford Bridge në korrik për të dhënë disa nga njohuritë e tij në akademinë e Chelseat, pasi la rolin e tij si ndihmës trajner i klubit të Champions League, Leicester City.

Sipas “Sports Zone”, John Terry do të bëhet drejtori sportiv i klubit, duke mbikëqyrur rekrutimin, megjithëse më parë pritej që ai t'i bashkohej klubit si trajner i ri i ekipit të tyre të parë.

Terry thuhet, se refuzoi mundësinë për të trajnuar Al-Shabab, por është i interesuar për rolin e drejtorit sportiv për shkak të kohëzgjatjes së kontratës së ofruar (afatshkurtër).

42-vjeçari ka punuar më parë si ndihmës trajner në klubin e Premier League Aston Villa, përpara se të bashkohej me Leicester. Nëse ai do të transferohet në Arabinë Saudite, ai do t'i bashkohet një liste të ish -yjeve të Premier League në Arabinë Saudite, duke përfshirë Steven Gerrard, Riyad Mahrez dhe N'Golo Kanté.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll