Politike

Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra

Majko është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

25 Shtator 2023, 11:15 Nga A.B
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja
Pandeli Majko

KUKËS-Drejtuesi i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.’- tha Majko.

Partia Socialiste fiton zgjedhjet e së dielës në Kukës. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit Albert Halilaj ka fituar me një diferencë të madhe votash, mbi 5000 vota para përballë kandidatit Emri Vata nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës./Dosja.al

pandeli majko zgjedhje ne kukes

Sondazh

Poll