Politike

Zgjedhjet në Kukës, Rama publikon rezultatet: Kandidati i PS ka avantazh të pakthyeshëm, fitore shembullore

Sipas kreut të Qeverisë, kjo është një fitore shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj PS.

25 Shtator 2023, 09:13 Nga A.B
Zgjedhjet në Kukës, Rama publikon rezultatet: Kandidati i PS ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rezultatet e deritanishme në Bashkinë e Kukësit. Duke ndarë tabelën me votat e qytetarëve, Rama thotë se kandidati i Partisë Socialiste ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash. Sipas kreut të Qeverisë, kjo është një fitore shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj PS.

REAGIMI:

Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE

edi rama

Sondazh

Poll