Politike

Polici i vrarë në veri të Kosovës, Rama nderon Afrim Bunjakun: Përulemi me nderim para tij, dha jetën në krye të detyrës

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se përulemi me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

25 Shtator 2023, 08:08 Nga A.B
Polici i vrarë në veri të Kosovës, Rama nderon Afrim
Flamuri i Kosoves

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një postim, në nder të policit të vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se përulemi me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.

Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?

Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë. Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.

Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll