Politike

Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’: Ditë e shënuar, kemi evidentuar çdo problematikë

Pas procesit të votimit, Vata ka deklaruar për mediat se kjo është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit.

24 Shtator 2023, 11:56 Nga I.A
Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i ‘Bashkë
Emri Vata

KUKËS- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka votuar për të zgjedhur të parin e Kukësit. Pas procesit të votimit, Vata ka deklaruar për mediat se kjo është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit. Vata ka ftuar gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike.

"Përshëndetje për të gjithë qytetarët kuksiane. Sot është një ditë e shënuar sot është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit. I ftoj të gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike. Deri tani që po flasim ne kemi evidentuar çdo problematikë dhe paligjshmërie që po tentohet për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, të cilat do të paraqiten në një komunikatë tjetër. Deri në këto momente ka qënë e qetë situata por tentativat do i paraqesim. Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Kukësin, jo vetëm për kuksianet por janë zgjedhje të rëndësishme përtej Kukësit, janë zgjedhje të rëndësishme për gjithë Shqipërinë," tha Vata.

emri vata zgjedhjet ne kukes 24 shtator

Sondazh

Poll