Politike

Shpëtim Idrizi: Nëse opozita vijon me Belerin, në 2025 dalim vetëm në zgjedhje

Idrizi tha se PDIU nuk mban qëndrim pro Bashës apo pro Berishës, por shtoi se PD-ja duhet të unifikohet sa më parë brenda vetes.

23 Shtator 2023, 19:03 Nga I.A
Shpëtim Idrizi: Nëse opozita vijon me Belerin, në 2025 dalim
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi paralajmëroi sot se nëse opozita do të vijojë të mbrojë çështjen e Fredi Belerit, forca politike që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Idrizi tha se PDIU nuk mban qëndrim pro Bashës apo pro Berishës, por shtoi se PD-ja duhet të unifikohet sa më parë brenda vetes.

"PDIU në konfliktin e brendshëm që ka PD-ja nuk mbajmë anë. Në betejën me Bashën apo Berishën dhe Gaz Bardhin, PDIU si një parti aleate e PD, e spektrit opozitar, ne nuk përfshihemi dhe nuk ndërhyjmë. Ata kanë detyrim që të bashkohen mes tyre për hir të demokratëve por edhe sepse vendi ka nevojë që të ketë opozitë. Një opozitë me 3 vjet probleme nuk i bën mirë vendit. PDIU nuk mund të përfshihet midis palëve. Jo nuk është. Ju do thoni pse nuk u ftua PDIU në koalicion? Sepse u bë marrëveshje me Belerin dhe ja ku kemi peshqeshin e Belerit. Nëse kjo situatë do jetë prapë deri në 2025, do dalim më vete," tha Idrizi.

shpëtim idrizi fredi beleri

Sondazh

Poll