Politike

Denoncimi Berishës: Ramën nuk e lanë të nisej nga New York-u, e vonuan 90 minuta për çështjen “Mc Gonigal”

Berisha thotë, se sipas mesazhit të ardhur, Kryeministri Rama është vonuar 90 minuta në aeroportin “JFK”, ku midis të tjerash shton se “Rama u mbajt për 90 minuta në aeroport për çështjen Mc Gonigal nga ku dol i nxirë sterrë”.

23 Shtator 2023, 16:14 Nga h.k
Denoncimi Berishës: Ramën nuk e lanë të nisej nga New
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një mesazh lidhur me udhëtimin e Kryeministri Rama nga Amerika drejt Shqipërisë. Berisha thotë, se sipas mesazhit të ardhur, Kryeministri Rama është vonuar 90 minuta në aeroportin “JFK”, ku midis të tjerash shton se “Rama u mbajt për 90 minuta në aeroport për çështjen Mc Gonigal nga ku dol i nxirë sterrë”.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!

Të dashur miq!

Burimi thotë: Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të Neë Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë!

???? Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Doktor përshëndetj, jame nje nfa ata qe pritem me limuzine Edi Ramen ne aeropirt, pritja per shkaqe misterioze u zgjat rreth një orë e 30 minuta dhe nuk na u tha asnje fjale pse është vonuar dhe në dalje ka qenë i nxirrë sterre në fytyrë. E moren ne pyetje per aferen Mc Gonigal si bashkfajtor apo çfar ndodhi mbeti enigme. Por ne ambasade beri pershtypje shume fakti qe ne selline e OKB per Ramen mungonin jo vetem ftesat, takimet bilaterale por edhe fotot e çastit apo shterngimet e duarve. Kjo ngjalli shqetesim te madhe tek gazetaret puthadore e lepires te llojt Balla-Çorapja te cilet kishin ardhe te lajmonin dhe trillonin lajme per padronin e tyre.Rama ishte i vetmi lider nga rajoni qe nukpari asnjë takim blaterak perveçse me Juri Kim, takim te cilin mediat e tij e censurian. Ai kishte njoftuar se te enjten ne darke do ishte ne parlament por takimi u shty pa asnje shpjegim. Fuga hapte lajme se Rama kishte takim ne Ëashington. Por ne fakt duket se vonesa kishte lidhje me hetimin e tij.

 

berisha mc gonigal rama

Sondazh

Poll