Sport

Arrestohen 9 huliganët kroatë për vrasjen e tifozit grek!

Arrestimet u kryen pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tyre

23 Shtator 2023, 21:17 Nga DOSJA

Arrestohen 9 huliganët kroatë për vrasjen e tifozit grek!

KROACI - Policia kroate ka arrestuar nëntë huliganë kroatë pjesë e grupimit Bad Blue Boys të Dinamos së Zagrebit për vrasjen e Michalis Katsouris .

Sipas faqes së internetit www.jutarnji.hr, arrestimet u kryen në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar pas sulmit vrasës nga huliganët kroatë në New Filadelfia më 7 gusht.

Arrestohen 9 huliganët kroatë për vrasjen e tifozit grek!

Pesë prej huliganëve u arrestuan të premten dhe ju dërguan policisë kroate në Zagreb. Siç raporton uebfaqja kroate, arrestimet janë bërë pas urdhrit evropian të lëshuar nga autoritetet greke dhe jo pas një hetimi të policisë kroate për rastin. Urdhri evropian ishte për gjithsej 10 persona me të dhjetin ende në kërkim nga policia kroate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll