Art&Argëtim

Reperi francez MHD dënohet me 12 vjet burg për vrasje

MHD u gjykua së bashku me tetë të bashkëpandehur, ku tre u liruan, ndërsa pesë të tjerë morën dënime që varionin nga 10 deri në 18 vjet burg.

24 Shtator 2023, 08:52 Nga f.i
Reperi francez MHD dënohet me 12 vjet burg për vrasje
reperi MHD

FRANCË- Reperi francez, Mohamed Sylla i njohur me emrin MHD është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e një të riu në Paris në vitin 2018, raportojnë mediat e huaja.

MHD u gjykua së bashku me tetë të bashkëpandehur, ku tre u liruan, ndërsa pesë të tjerë morën dënime që varionin nga 10 deri në 18 vjet burg. 

Reperi fillimisht u akuzua për vrasje në vitin 2019, pasi ai u arrestua në lidhje me ngjarjen e korrikut ku Loic K humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë nga një turmë prej rreth 12 personash. Mësohet se makina e MHD është parë në vendin e krimit. 

reper reperi mhd

Sondazh

Poll