Art&Argëtim

Fero fotografohet me të dënuarin për rekrutim të luftëtarëve për ISIS-it, si është raporti mes tyre?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Ademi akuzohej se duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e ISIS.

22 Shtator 2023, 08:47 Nga r.ll
Fero fotografohet me të dënuarin për rekrutim të
fero dhe musa ademi

KOSOVË- Pas largimit nga muzika dhe përkushtimit ndaj fesë, ish-reperi Fero është prej javësh në qendër të lajmeve të showbizzit.  Sipas disa fotografive të publikuara nga mediat kosovare, Fero po shoqërohet me Musa Ademin, i cili në vitin 2016, ishte dënuar nga Gjykata e Ferizajt për rekrutim të luftëtarëve të grupit terrorist ISIS

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Ademi akuzohej se duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e ISIS. Në aktakuzë thuhej se i njëjti edhe kishte blerë biletën për të ndjerin B.H, i cili sipas Prokurorisë, më datë 25 mars të vitit 2014 kishte kryer akt vetëvrasës terrorist në shtetin e Irakut duke vrarë veten dhe 52 persona të tjerë.

Fero para disa javësh njoftoi se është larguar nga muzika dhe tha se do t’i përkushtohet fesë. Këtë vendim e mori pas lirimit nga paraburgimi, ku u mbajtën për dhunë në familje. Ai dyshohej se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, modelen Arbenita Ismailin, me të cilën ka edhe një vajzë.

Duke folur për këtë vendim të Feros, Ademi ka thënë se ai nuk ka qenë ai personi që ka udhëzuar reperin që të përkushtohet në fe por se e njeh dhe herë pas herë takohen. Ai shton se shoqërinë me Feron e ka të ngjashme më të gjithë të tjerët dhe se nuk ka ndonjë shoqëri të veçantë vetëm për faktin se ai është një person i njohur për publikun.

fero fera musa ademi

Sondazh

Poll