Art&Argëtim

Shakira thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Gerard Pique: Kam besuar në të derisa vdekja të na ndajë

Shakira theksoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet.

22 Shtator 2023, 16:14 Nga f.i
Shakira thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Gerard Pique: Kam besuar
Shakira dhe Gerard Pique

SPANJË- Shakira ka folur sirrallë herë pas ndarjes nga Gerard Pique, e cila bëri bujë në media e në rrjet pas tradhtisë së tij të përfolur. Këngëtarja ka zbuluar ndikimet emocionale dhe profesionale që pati ndarja tek ajo, raportojnë mediat e huaja.

“Prioriteti im ishte shtëpia, familja ime. Unë besoja në “derisa vdekja të na ndajë”. Unë besova në këtë ëndërr dhe këtë ëndërr e pata për mua, për fëmijët e mi. Dhe ai ishte gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi,” u shpreh ajo.

Marrëdhënia e saj përfundoi pas 11-vitesh, por Shakira gjatë intervistës për Billboard theksoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet. Ndër të tjera këngëtarja shprehu se ndarja e tyre nuk është si një ndarje e rregullt dhe ka qenë e vështirë jo vetëm për atë, por edhe për fëmijët, Milanin 10 vjeç dhe Sasha 8 vjeç. 

Shakira zbuloi fëmijët po jetojnë larg vëmendjes së kamerave pas lëvizjes së tyre të fundit në SHBA. “Situata me mediat ishte e vështirë për ta [në Barcelonë]. Ne kishim paparacët në derën tonë çdo ditë. Këtu, ata janë fëmijë normalë që shijojnë normalitetin, gjë që duhet të jetë shkolla: një strehë e sigurt ku ata mund të jenë vetvetja”, -shpjegoi ajo.

Kujtojmë se në fillim të qershorit, Shakira dhe Gerard, të cilët u lidhën në 2011 konfirmuan së bashku ndarjen e tyre. Pique Gerardit, tashmë duket se ka lënë çdo gjë mbrapa, pasi është në një lidhje me partneren e tij aktuale, Clara Chia Marti. 

 

shakira ndahet nga piques gerard pique shakira

Sondazh

Poll