Art&Argëtim

"Ngacmoi seksualisht një grua dhe më pas e tregoi në radio"/ Akuzat për Rusell Brand nuk kanë të ndalur

Akuzuesja e fundit e Brand është një grua e cila pretendoi se incidenti i pahijshëm me Brand ka ndodhur rreth 15 vjet më parë në Los Anxhelos.

22 Shtator 2023, 09:17 Nga r.ll
"Ngacmoi seksualisht një grua dhe më pas e tregoi në
rusell brand

SHBA-Komediani dhe aktori Russell Brand është vënë në qendër të akuzave për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional. Katër gra pretendojnë se janë sulmuar seksualisht midis veteve 2006 dhe 2013. BBC së fundmi ka thënë se po shqyrton akuzat e një gruaje e cila e akuzon Brand për ngacmim seksual.

Komediani dhe prezantuesi ka mohuar pretendimet, të cilat u raportuan fillimisht nga Sunday Times, The Times dhe Dispatches e Channel 4, duke thënë se marrëdhëniet e tij ishin "gjithmonë konsensuale". Akuzuesja e fundit e Brand është një grua, të cilën BBC e quan 'Olivia' për të mbrojtur identitetin e saj, pretendoi se incidenti i pahijshëm me Brand ka ndodhur rreth 15 vjet më parë në Los Anxhelos, ndërsa ajo punonte në një ndërtesë me BBC, shkruan SkyNews.

Ajo tha se i hapi derën aktorit dhe ekipit të tij, të cilët kishin shkuar atje për të regjistruar një episod të The Russell Brand Show për Radio 2, më 16 qershor 2008. Olivia tregoi se ajo shkoi në banjë dhe më pas vuri re se Brand kishte shkuar pas saj. Në deklaratën e saj për BBC, ajo tha se Brand i kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me të por ajo nuk ka pranuar. Ajo pretendon se ai më pas i tregoi organet e tij gjenitale, por ai ndaloi kur u dëgjua dikush që thoshte "Russell, je i kërkuar në studion e radios". Akuzuesja thotë se ajo u ndje e neveritur pas incidentit.

Olivia tha se ajo u kthye në tryezën e saj dhe i tregoi një punonjësi të BBC-së në zyrë për çfarë kishte ndodhur. Ky i fundit i tha asaj se ai e dinte se çfarë kishte ndodhur sepse Brand po fliste për këtë në studio, raportoi BBC News. Episodi i radios, i cili u transmetua më 21 qershor 2008, shfaqi një bisedë midis Brand dhe kolegut të tij Matt Morgan i cili tha, "Kaluan 25 minuta që kur ai i tregoi organin gjenital një zonje". Pas kësaj fjalie, Brand dëgjohet duke qeshur në regjistrim. Olivia tha se u ndje e neveritur kur dëgjoi se kjo bisedë në episodin e radios nuk ishte prerë. Sipas raportit të BBC News, menaxhmenti i BBC ishte informuar për incidentin në vitin 2019, por asnjë veprim zyrtar nuk u ndërmor.

rusell brand

Sondazh

Poll