Art&Argëtim

Pak javë pas divorcit, Sophie Turner padit Joe Jonas: Të kthejë fëmijët në Angli

Në kallëzim thuhet se Joe po i mban në mënyrë të padrejtëtë fëmijët në New York City nga vendbanimi i tyre i zakonshëm në Angli ku ata kishin jetuar që nga prilli i këtij viti.

22 Shtator 2023, 08:14 Nga r.ll
Pak javë pas divorcit, Sophie Turner padit Joe Jonas: Të kthejë
sophia turner dhe joe jonas

SHBA- Marrëdhënia mes Joe Jonas dhe Sophia Turner vazhdon të jetë e komplikuar edhe pas divorvcit të tyre.

Ylli i "Game of Thrones" paraqiti një kallëzim një ditë më parë në New York City të enjten duke kërkuar që Jonas t'i kthente fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre në Angli, sipas CNN. Në kallëzim thuhet se Joe po i mban në mënyrë të padrejtë fëmijët në New York City nga vendbanimi i tyre i zakonshëm në Angli ku ata kishin jetuar që nga prilli i këtij viti.

Jonas ishte kujdesur për dy vajzat e tyre gjatë turneut me grupin e tij The Jonas Brothers, një marrëveshje e rënë dakord ndërsa Turner ishte në produksion të një serie të re, sipas peticionit të saj.Turner kishte planifikuar të kthehej në Angli këtë muaj me fëmijët, thuhet në denoncim, por kur ajo u përpoq të merrte pasaportat e tyre nga Jonas javën e kaluar, ajo pretendon se ai nuk ka pranuar.

Jonas bëri kërkesë për divorc nga Turner më 5 shtator pas katër vitesh martesë. Turner gjithashtu pretendon në denoncimin  e saj se ajo zbuloi nga mediat se Jonas kishte paraqitur kërkesë për divorc. Përfaqësuesi i Jonas e kundërshtoi këtë pretendim të sajin, duke deklaruar se Turner ishte në dijeni paraprakisht se do të kërkonte divorc.

sophia turner joe jonas

Sondazh

Poll