Art&Argëtim

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Angus Cloud

Zyra e mjekëve konfirmoi se mbidoza ishte një aksident.

22 Shtator 2023, 17:39 Nga f.i
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Angus Cloud
Angus Cloud

SHBA- Aktori Angus Cloud, u nda nga jetanë moshën 25-vjeçare më 31 korrik në Oakland. Shkaku i vdekjes së Cloud ishte një mbidozë aksidentale e kokainës, fentanilit dhe substancave të tjera.

Zyra e mjekëve konfirmoi se mbidoza ishte një aksident, raportojnë mediat e huaja. Lajmi tronditës u dha nga familja e tij, ku thuhej se aktori u nda nga jeta vetëm dy javë nga vdekja e të atit.

"I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë. Angus ishte i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe shpresojmë që vdekja e tij të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë vetë në heshtje”, thuhet në deklaratën e familjes.

angus cloud

Sondazh

Poll