Politike

Mc Gonigal pranoi të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë/ Berisha: Bashkëfajtor me Ramën! Në shkurt, të dy në burg

 Ish-zyrtari i FBI-së ka pranuar të tregojë gjithçka në këmbim të zbutjes së dënimi, e për këtë Berisha thekson përmes rrjeteve sociale se Edi Rama dhe Charles McGonigal janë bashkëfajtorë dhe në shkurt do përfundojnë në burg të dy. 

23 Shtator 2023, 11:40 Nga a.l
Mc Gonigal pranoi të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë/ Berisha:
Foto ilustruese

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pasi ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen e korrupsionit me zyrtarë të lartë shqiptarë. Ish-zyrtari i FBI-së ka pranuar të tregojë gjithçka në këmbim të zbutjes së dënimi, e për këtë Berisha thekson përmes rrjeteve sociale se Edi Rama dhe Charles McGonigal janë bashkëfajtorë dhe në shkurt do përfundojnë në burg të dy. 

REAGIMI I PLOTË

Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë!

Në shkurt të dy në burg.

Ish-zyrtari i antikorrupsionit në BE dënohet me 1 vit burg/ Shpëtoi edhe Vlahutinin nga hetimi penal për vilën në Tiranë. Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri.

Në shkurt gjykatësja në rast se pranon marrëveshjen jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite! Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit! 

sali berisha

Sondazh

Poll