Politike

Pas skandalit seksual të Gjicit, Kukësi në zgjedhje të reja, sot heshtje zgjedhore

Në total janë total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra.

23 Shtator 2023, 07:59 Nga a.l
Pas skandalit seksual të Gjicit, Kukësi në zgjedhje të reja,
Foto ilustruese

KUKËS- Nesër mbahen zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri në Kukës. Qytetarët do t'i drejtohen edhe njëherë qendrave të votimit, për kryebashkiakun e ri. Ndërkohë kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore, teksa mbyllen edhe përgatitjet e fundit për rivotimin e së nesërmes.  

Në total janë total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra. Ata do të paraqiten vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Kujtojmë që një ditë më parë në Kukës kanë mbërritur materialet zgjedhore që janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga policia e shtetit dhe janë vendosur në palestrën e shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.

Kukësi shkon në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit 2023 ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.  

safet gjici

Sondazh

Poll