Sport

VIDEO / Nuk ka kundërshtarë për Cityn, 2-0 ndaj Nottigham Forest me 10 lojtarë!

Në javën e gjashtë të Premier League, “Qytetarët” arritën të kalojnë në avantazh të dyfishtë që në 45 minutat e para të ndeshjes.

23 Shtator 2023, 16:50 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka kundërshtarë për Cityn, 2-0 ndaj Nottigham Forest

ANGLI – Nuk ka ndeshje të vështira dhe as ndonjë luhajte ritmi dhe suksesi për Manchester Cityn e Pep Guardiolës. Në këtë javë të Premier League, “Qytetarët” përballen me Nottingham Forest.

Që në minutën e shtatë, një aksion perfekt i djemve të Guardiolës ka sjellë zhblokimin e ndeshjes, me një kombinim të Walker dhe Foden.


Minutat e tjera ishin po të njëjtat, me Cityn që kërkonte golin e dytë dhe që e gjen më në fund në minutën e 14-të dhe këtë herë me gjigandin norvegjez Erling Haaland.


Me këto minutat 2-0 u mbyllën 45 minutat e para në në “Etihad Stadium”. Fraksioni i dytë nisi me tensione, me Rodrin që mori karton të kuq në minutën e 46’ për sjellje të gabuar. Që nga kjo minutë Manchester City mbeti me një lojtar më pak në fushën e lojës, megjithatë Nottingham nuk ia doli të shfrytëzonte superioritetin numerik dhe në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-0.

Pas javës së gjashtë të Premier League, Manchester City kryeson me 18-të pikë, teksa Nottingham Forest renditet në vend të dhjetë me shtatë pikë. Luton-Wolvehampton ndahen me barazimin 1-1 në takimin e këtij raundi, me vendasit që marrin pikën e parë të sezonit.

Ky takim u shoqërua me tensione, me miqtë që mbetën me një lojtar më pak në minutën e 39’, pasi Bellegarde u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të gabuar. Në ndryshim nga pjesa e parë që u mbyll me porta të paprekura, fraksioni i dytë solli dy gola.

Wolves zhbllokoi rezultatin me Neto që shënoi në minutën e 50’. Megjithatë gëzimi i miqve zgjati pak, pasi në minutën e 65’ Luton barazoi me Morris, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj ndeshjeje Luton renditet në vend të fundit, me vetëm një pikë, ndërsa wolves renditet në vend të 15-të me katër pikë.

Crystal Palace-Fulham City ndajNë pikët në javën e gjashtë, me ndeshjen që u mbyll me porta të paprekura. Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat për të gjetur golin, në fund gjithçka u mbyll në “paqe”.

Pas raundit të gjashtë të Premier League, Crystal Palace renditet në vend të tetë me tetë pikë, teksa Fulham City pozicionohet në vend të nëntë, po me tetë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll