Sport

VIDEO / Bayern Munich “tallet” me Bochumin, 7-0!

Përballë tyre në këtë javë të pestë të Bundesligës kampionët e gjermanisë kanë Bochum-in, të cilin e gjunjëzuan që në pjesën e pare me shifrat 4-0.

23 Shtator 2023, 16:07 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern Munich “tallet” me Bochumin, 7-0!

GJERMANI – Bayern Munich rikthehet në kampionatin gjerman pas fitores 4-3 përballë Manchester United në Champions League. Përballë tyre në këtë javë të pestë të Bundesligës kampionët e gjermanisë kanë Bochum-in, të cilin e gjunjëzuan që në pjesën e pare me shifrat 4-0. Serinë e golave e hapi e Chupo Moting që në minutën e katërt.


Ende pa marrë veten nga goli i parë Bochumi pëson edhe të dytin dhe këtë here është protagonist i këtij sezoni me bavarezët, Harry Kane me një aksion krejtësisht personal.


De Ligt në minutën e 29-të arrin të shndërrojë në gol një asist nga goditja e këndit të Kimmich, për të çuar shifrat e ndeshjes në 3-0.


Pa u mbylur 45 minutat e para, Bayerni kishte ruajtur edhe një tjetër goditje fatale për kundërsharin e tij. Kane këtë here në rolin e shërbyesit i jep një assist Sane për të plotësuar pokerin.

Në fraksionin e dytë Kane realizoi sërish, në minutën e 54’ nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 81’ ishte Tel ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në fund gjithçka u vulos nga Harry Kane, me britanikun që bëri “hat-trick” dhe njëkohësisht shënoi golin e shtatë për Bayern Munich. Pas javës së pestë të Bundesliga, Bayern Munich kryeson me 13-të pikë, teksa Bochum renditet në vend të 13-të me tre pikë.

Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren minimale 1-0 ndaj Wolfsburg këtë të shtunë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 68’ që vendasit të realizonin golin e avantazhit dhe të fitores me Reus.

Pas këtij takimi, Dortmund renditet në vend të pestë me 11 pikë, teksa Wolfsburg renditet në vend të shtatë me nëntë pikë. RB Leipzig fitoi minimalisht o-1 në transfertën e Borussia Monchengladbach, me golin e vetëm të takimit që u realizua nga Werner në minutën e 75’.

Pas raundit të pestë të Bundesliga, Monchengladbach renditet në vend të 15-të me dy pikë, teksa Leipzig renditet në vend të tretë me 12 pikë. Hoffenheim fitoi 0-2 në transfertën e Union Berlin, me golat që u realizuan nga Kramaric me penallti në minutën e 22’ dhe nga Beier në minutën e 38’. Pas këtij takimi Union Berlin renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë, teksa Hoffenheim në vend të katërt me 12-të pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll