Aktualitet

Bulqizë/ Përplaset me biçikletë gjatë udhëtimit, 15 vjeçari dërgohet me helikopeter në Tiranë

Nga burimet e policisë bëhet e ditur se 15 vjeçari është evidentuar nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

23 Shtator 2023, 16:31 Nga h.k
Bulqizë/ Përplaset me biçikletë gjatë udhëtimit,
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 15 vjeçar është aksidentuar gjatë udhëtimit me biçikletë në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë. Nga burimet e policisë bëhet e ditur se 15 vjeçari është evidentuar nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

Pas ardhjes së ambulancës 15 vjeçari është transportuar në spitalin e Bulqizës ku i është dhënë ndihmën e parë. Më pas mjekët kanë vendosur të niset në Spitalin e Traumës pasi gjendja e tij është rënduar. Autoritetet kanë vendosur në dispozicion helikopterin për të bërë të mundur transportimin e 15 vjeçarit. Ndërkohë policia është angazhuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në vendin e quajtur "Pishat", në fushë Bulqizë, një 15-vjeçar, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore. 15-vjeçari, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

aksident bulqize helikopter trauma

Sondazh

Poll