Aktualitet

Arrestohet 68 vjeçari në Kurbin, kapet për kultivim kanabisi

Xhafer Hasneziraj 68 vjeçari i arrestuar dyshohet se prej kohësh merrej me aktivitetin e mbjelljes së kanabisi

23 Shtator 2023, 14:20 Nga h.k
Arrestohet 68 vjeçari në Kurbin, kapet për kultivim kanabisi
Kurbin

KURBIN-Një 68 vjeçar është vendosur në pranga në Kurbin pasi është kapur nga policia me 62 bimë kanabis. Xhafer Hasneziraj 68 vjeçari i arrestuar dyshohet se prej kohësh merrej me aktivitetin e mbjelljes së kanabisit. Policia menjëherë pas zbulimit ka asgjesuar bimët duke i djegur.

Njoftimi Policisë

Një 68-vjeçar është vënë në pranga në Kurbin, pasi dyshohet të ketë kultivuar 62 bime kanabisi, që u gjetën dhe asgjësuan nga policia. Në pranga ka rënë Xhafer Hasneziraj, i dyshuar për kultivimin e 62 bimëve narkotike. Nga kontrollet e kryera në kuadër të megaoperacioni policor antikanabis i koduar "Imazhi", në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

kurbin kanabis pranga

Sondazh

Poll