Aktualitet

Bie zjarr në lagjen e Fierit, rrezikohen varrezat dhe banesat

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrëvenies e cila është hapur me shpejtësi nga era.

23 Shtator 2023, 15:52 Nga h.k
Bie zjarr në lagjen e Fierit, rrezikohen varrezat dhe banesat
Foto nga vendngjarja

FIER-Një zjarr ka rënë në lagjen “1 Maji” në Fier pranë varrezave të dëshmorëve në një sipërfaqe me shkurre. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrëvenies e cila është hapur me shpejtësi nga era.

Autoritetet zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me një flotë zjarrëfikësish që bën të mundur neutralizimin e situatës. Sipas burimeve në vendgjarja janë rrezikuar varrezat e qytetit dhe një banesë. 

zjarr fier policia

Sondazh

Poll