Aktualitet

EMRI/ Dhunoi një 55-vjeçar, arrestohet i riu në Lezhë

Po ashtu ai i ka dëmtuar makinën 55-vjeçarit. 

23 Shtator 2023, 16:11 Nga I.A
EMRI/ Dhunoi një 55-vjeçar, arrestohet i riu në Lezhë
Policia

LEZHË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë për plagosje e rëndë me dashje dhe shkatërrim prone. Mësohet se i riu me emrin Alfred Prendi ka dhunuar një 55-vjeçar për shkak të një konflikti që ka pasur me atë më përpara. Po ashtu ai i ka dëmtuar makinën 55-vjeçarit. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”. Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht. I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.

alfred prendi

Sondazh

Poll