Aktualitet

EMRAT/ I vunë zjarrin 3 godinave në Durrës dhe Kavajë, 2 persona bien në pranga

Të arrestuarit janë Azem Kola dhe Mustafa Ruka të cilësuar si përgjegjës për zjarrvënien në Porto Roman dhe në Golem.

23 Shtator 2023, 14:30 Nga h.k
EMRAT/ I vunë zjarrin 3 godinave në Durrës dhe Kavajë, 2
Flaka në Durres

DURRËS-Policia ka vendosur në pranga 2 persona paraditen e sotme për ngjarjen e dy ditëve më parë Kavajë dhe Durrës ku u dogjën 3 godina dhe sipërfaqe të mëdha toke. Të arrestuarit janë Azem Kola dhe Mustafa Ruka të cilësuar si përgjegjës për zjarrvënien në Porto Roman dhe në Golem.

Njoftimi Policisë:

Nga specialistët të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë Mustafa Ruka, 67 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, në Porto Romano, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke, si dhe janë rrezikuar banesat përreth.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë Azem Kola, 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Karpen, Golem, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur tri objekte njëkatëshe me bar të thatë, në ish-ndërmarrjen e peshkimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

 

durres golem mustafa ruka pranga

Sondazh

Poll