Aktualitet

28 vjeçari plagoset me thikë në Kukës, policia identifikon autorin

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të identifikojë autorin ku po punon dhe për kapjen e tij

23 Shtator 2023, 14:42 Nga h.k
28 vjeçari plagoset me thikë në Kukës, policia identifikon
Foto ilustruese

KUKËS-Një 28 vjeçar është plagosur në Kukës nga një qytetar si pasojë e një konflikti të çastit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të identifikojë autorin ku po punon dhe për kapjen e tij. 28 vjeçari i plagosur menjëherë pas goditijes është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi me iniciale A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E. ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti të çastit mes tyre.

Mësohet se shtetasi me iniciale A. E. po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

kukes policia autori plagosje me thike

Sondazh

Poll