Aktualitet

DETAJE/ Krimi mostruoz në Greqi, zbulohet dëshmia e 22 vjeçares së torturuar nga shqiptari: I kam shpëtuar disa herë vdekjes

Dëshmia e saj zbulon presionin psikologjik të bashkëshortit i cili nuk e duronte dot faktin se ajo kishte lindur vajzë dhe jo djalë.

23 Shtator 2023, 13:44 Nga h.k
DETAJE/ Krimi mostruoz në Greqi, zbulohet dëshmia e 22 vjeçares
Autori dhe shtëpia

GREQI-Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja mostruoze në Greqi, ku një 22 vjeçare mbahej e izoluar me fëmijën 2 vjeçar nga burri i saj. Dëshmia e saj zbulon presionin psikologjik të bashkëshortit i cili nuk e duronte dot faktin se ajo kishte lindur vajzë dhe jo djalë.

Në dëshminë e saj 22 vjeçarja rrëfen se ai e kërcënonte vazhdimisht se do të shkonte në Shqipëri dhe do të vriste prindërit e saj.

Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar në dëshminë e saj, 22-vjeçarja shqiptare e cila u torturua nga bashkëshorti se lindi vajzë."

Ngjarja është zbuluar në Volos të Greqisë ku çifti jetonte prej vitit 2021. Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Dhuna ndaj saj ishte e përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

greqi krim dhune ne familje

Sondazh

Poll