Sport

Edhe Sergio Busquets në dyshim për përplasjen e Inter Miamit me Orlandon

Skuadra e Gerardo Martinos u stërvit pa Messin, Jordi Alba dhe Sergio Busquets përpara ndeshjes së së dielës kundër Orlando City.

23 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
Edhe Sergio Busquets në dyshim për përplasjen e Inter Miamit me

SHBA - Inter Miami është mysafir i Orlando City në “Exploria Stadium” të dielën në Clásico del Sol, një rivalitet relativisht i ri në. Dy prej ardhjeve të verës së Miamit, Lionel Messi dhe Jordi Alba, tashmë janë përjashtuar nga ndeshja, mirëpo atyre mund t'u bashkohet edhe bashkëlojtari i tyre i vjetër i Barçës, Sergio Busquets, i cili nuk u shfaq në seancën e së premtes.

Messi dhe Alba u larguan nga fusha që të dy në fillim të ndeshjes së fundit, kundër  Torontos, mbrojtësi i krahut u largua nga fusha në 34 minuta dhe sulmuesi argjentinas e ndoqi atë, tre minuta më vonë.

Pasditen e sotme, Franco Panizo ka postuar një video të seancës stërvitore të Inter Miami në të cilën mungonin tre ish-yjet e Barcelonës. Busquets e përfundoi ndeshjen ndaj Torontos, por tani u vu re mungesa e tij jashtë në fusha.

Me vetëm dy ditë të mbetura për t'u përgatitur për ndeshjen, trajneri Tata Martino mund ta gjejë veten të detyruar të ndryshojë listën e tij për një ndeshje vendimtare që skuadra e tij duhet të fitojë për të qëndruar me një shans për të arritur në “play-off” të MLS.

“Leo po lufton me një problem të vjetër, ndërsa Jordi ka lodhje muskulore. Ne po monitorojmë ecurinë e tyre dita-ditës”, shpjegoi trajneri i Majamit pas seancës.

Përpara derbit, Inter Miami aktualisht është i 13-ti në Konferencën Lindore të MLS me 31 pikë nga 28 ndeshje të luajtura. Djemtë e Martinos janë pesë pikë larg vendit të fundit të “play off”-it, i zënë nga DC United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll