Sport

Një fond nga Lindja e Mesme, gati për të blerë Interin me kushtet e Zhang...

Sipas “Tuttosport” dhe “Corsport”, një ofertë për Suning është e pashmangshme

23 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Një fond nga Lindja e Mesme, gati për të blerë Interin me

ITALI - Një fond i Lindjes së Mesme është gati për ta blerë Interin sipas kushteve të vendosura nga Suning. Kjo, sipas asaj që u raportua nga “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport”, është një lajm i madh në lidhje me të ardhmen e klubit zikaltër: një interes aq i avancuar sa sugjeron, që një ofertë zyrtare duhet të arrijë mjaft shpejt. 

Siç shkruajnë dy gazetat sportive, “Raine Group”, banka e investimeve, e cila së bashku me “Goldman Sachs” u ngarkua të propozonte dosjen e klubit zikaltër tek investitorët e mundshëm, në fakt ka gjetur një subjekt me origjinë nga Lindja e Mesme të interesuar për të marrë pjesën më të madhe të klubit. Një interes i cili në këndvështrimin e “Raine”, siç u përmend, duhet të jetë në gjendje të kënaqë kërkesat e pronës kineze. 

Familja Zhang  ka si horizont kohor skadimin e 275 milionë huasë së marrë nga  “Oaktree” në maj 2021. Kredi të cilën do të duhet ta shlyejnë me interes që do ta çojë shifrën në gati 400 milionë deri në të njëjtin muaj të 2024. Ose, si alternativë, gjeni një mënyrë për ta rifinancuar atë, me hyrjen e një ortaku në shoqëri. 

Ndryshe, aksionet e Interit të dhëna peng te “Oaktree” do të sekuestrohen nga fondi amerikan.  Gjithçka sugjeron se Suning vështirë se mund të shkojë më tej dhe se nëse nuk ka mrekulli financiare, ai do të duhet të shesë aksionet e tij, edhe nëse dosja e stadiumit dhe hyrja në Kupën e Botës për Klube, i bëjnë thirrje presidentit Zhang dhe mund të ndihmojnë në një farë mënyre rezistencën e tij. Suning, kujtojmë, e vlerëson Interin në mbi një miliardë euro: për “Raine Group”, megjithatë, tani do të kishte një blerës të interesuar gati për të plotësuar kërkesën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll