Aktualitet

Plagosi efektivin e “Shqiponjave” dhe u arratis/ Klered Bozhanaj shfaqet i qetë para Gjykatës, dëshmia: Jam amerikan, jo shqiptar

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Bozhanaj ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore pasi u shpreh se ishte amerikan dhe jo shqiptar. 

23 Shtator 2023, 10:50 Nga a.l
Plagosi efektivin e “Shqiponjave” dhe u arratis/ Klered Bozhanaj
Klered Bozhanaj

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me urg' për Kleren Bozhanaj, autori i plagosjes me dy plumba në bark të efektivit të 'Shqiponjave' Edlir Alleshi, dy ditë më parë. 

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Bozhanaj ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore pasi u shpreh se ishte amerikan dhe jo shqiptar. 

Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që klienti i tij të bëjë ekspertizën mjeko ligjore dhe derisa të dalë rezultati të shtrohet në spital psikiatrik. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur./Dosja.al

klered bozhanaj

Sondazh

Poll